Lajme

MV/ Filipçe: Më 28 prill mbërrijnë 200.000 doza vaksine nga Sinopharm


Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), Venko Filipçe, ka deklaruar më 15 prill, se deri në fund të muajit do të arrijnë 200 mijë doza vaksina kineze nga kompania ‘Sinopharm’.

“Mëngjesin e sotëm kemi marrë konfirmimin nga ambasada kineze që vaksinat kineze do t’i presim më 28 prill”.

Ndërsa shtoi se, më 19 dhe 26 prill do të arrijnë 10 mijë doza vaksine nga Pfizer/Biontech.

Filipçe për më tepër ka deklaruar se momentalisht vendi nuk ka nevojë për porosi shtesë, përsa i përket furnizimit me vaksina anti-Covid.

“Për momentin neve nuk na duhen asnjë porosi për vaksina shtesë, sepse sipas planit aktual kemi siguruar dy milionë e 600 mijë vaksina”.

Ministri shtoi se 800 mijë vaksina janë siguruar nga Covax-i dhe nga kontrata direkte me Pfizer-in.

“Nga 200 mijë vaksina kineze dhe ruse, 100 mijë vaksina që duhet të vijnë si ndihmë nga sistemi për solidaritet përmes Bashkimit Evropian, dhe 500 mijë vaksina Sinovac që duhet të vijnë në muajin maj”, e mbylli Filipçe.

Më herët Filipçe ka theksuar faktin se procesi i imunizimit është thelbësor dhe prioritar.

Sipas skemës janë vaksinuar personeli shëndetësor, të moshuarit, gazetarët dhe policët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore