Rajoni

MV/ Detaje rreth aksionit në të cilin u sekuestruan 500 kilogramë Marijuanë


Lënda narkotike e sekuestruar(Shenja)

Ministria e Punёve tё Brendshme nё Maqedoninё e Veriut, ka zbuluar detaje rreth aksionit tё zhvilluar mbrëmjen e djeshme, nё tё cilin u sekuestruan rreth 500 kilogramё marijuanё.

Kamioni me lёndёn narkotike, flitet tё ketё hyrё nё vend nga Kosova, duke ka patur destinacion pёrfundimtar Turqinё.

Marijuana e trafikuar, vlerёsohet se kap njё vlerё mbi njё milionё euro, sipas deklaratёs sё zёdhёnёsit tё policisё, Toni Angellovski.

Deri tani, ёshtё vendosur nё pranga njё person me origjinë nga Shkupi, me iniciale D.N. 47 vjeç.

Kontrolli policor nё fjalё, u realizua në orёn 21:30, tё ditёs sё djeshme, në vendkalimin kufitar në Bogorodicë. Sipas deklaratёs sё Angellovski-it, operacioni ishte përgatitur paraprakisht.

Nё sasinё e provave materiale janё sekuestruar gjithashtu, celulari qё D.N. kishte nё pёrdorim, dy patenta, çelёsa dhe dokumenta tё tjerё. Ёshtё bёrё me dije, se po vazhdon zbrasja e kamionit edhe gjatё ditёs sё sotme, pёr shkak tё sasisё sё madhe tё lёndёs narkotike.

“Gjatë ditës po vazhdon bastisja edhe te pjesa tjetër e automjetit. Bëhet fjalë për sasi të madhe të mallit. Ndërkaq, D.N. gjatë ditës do të dalë para gjykatësit”, tha ndёr tё tjera  Angellovski.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore