Lajme

MV/ 12 vite burg për Mijalkov-in


Gjykata e Shkupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e shpalli fajtor ish-drejtorin e Policisë Sekrete (DSK), Saso Mijalkov, për rastin “Target-Fortesa”. Ai u dënua me 12 vite heqje lire.

“Target-Fortesa” ka të bëjë me përgjimin e paligjshëm të rreth 20 mijë qytetarëve maqedonas.

Mijalkov-it i llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim.

Përveç MIjalkov-it, janë dënuar gjithashtu edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska me katër vite burg. Ish-kryetari i kabinetit të Mijalkov-it, Toni Jakimovksi, me gjashtë vite heqje lirie. Ish-eprori i DSK-së, Groan Gruevski me 15 vite burg. Ish-agjenti, Nikolloa Boshkovksi me 15 vite burg.

Ligji maqedonas ju njeh të drejtën të akuzuarve për të dërguar një ankesë brenda 15 ditëve pranë Gjykatës së Apelit.

Prokuroria kërkoi dënimin për të gjithë të akuzuarit. Nga ana tjetër mbrojtja kërkoi pafajësi, me pretendimin se ishin të tjerë që kishin përgjuar.

Kujtojmë se Mijalkov u zhduk për dy ditë. Në momentin kur policia maqedonase shkoi për të ia dorëzuar vendimin e gjykatës me urdhër arrest me paraburgim shtëpiak, nuk e gjetën në shtëpi.

Qeveria mori të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e tij, duke e shpallur të kërkuar kombëtar dhe ndërkombëtar.

Mijalkov u shfaq ditën e martë më 23 shkurt, ku tha se ishte i sëmurë dhe dyshonte se mos ishte infektuar me Covid-19. Duke thënë se nuk ishte arratisur asnjëherë. Prandaj ai tha se do të marrë përsipër të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore