Shqipëria

Muzeu Kombëtar çel ekspozitën “Në kufijtë pafund të artit pamor”


Në ambientet Muzeut Historik Kombëtar u çel sot ekspozita e artistes Liljana Çika e titulluar “Në kufijtë pafund të artit pamor”.
Lilijana Çika ka lindur në Tiranë në 1953-shin dhe përfundoi ILA, në Tiranë në Ateljenë e skulpturës monumentale me profesor skulptorin e njohur Hektor Dule.

Punoi në muzeun etnografik deri 1998 dhe emigroi në Itali si dhe punoi në atelietë e mobiljeve klasike në Siena.

Ajo ka hapur dhjetra ekspozita në Itali dhe Shqipëri.

Fjalën hapëse në këtë aktivitet, në emër të drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, e mbajti Andrea Llukani, i cili pasqyroi punimet e artitistes të ekspozuara në këtë event.

Në fjalën e saj kuratorja e kësaj ekspozite Suzana Varvarica u shpreh se: “Në këtë ekspozitë të tetorit në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, arti i saj ka krijuar një atmosferë befasuese. Së pari sepse piktura është dominuese dhe së dyti krijimtaria tejkalon nga një art realist në një art modern”.

Arti i Lilliana Çikës ështe vlerësuar gjerësisht dhe nga kritika italiane, ku kritiku i njohur Vittorio Sgarbi e ka cilësuar artin e saj si një mbështetje fondamentale e suksesit të manifestimit artistik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore