Art&dizajn

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë mes modernes dhe të vjetrës


Një nga pikat më të vizituara të Korcës, së fundmi është “muzeu mesjetar” i cili u përurua më 24 prill 1980. Muzeu është një vend mes modernes e të vjetrës, i cili, brenda ambientit të tij bashkëkohor, mban ende të gjallë frymën byzantine. I ndërtuar rindertuar në 2016-ën, ai shtrihet përgjatë bulevardit “Fan Noli”. E vjetra dhe e reja bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme mes një harmonie ngjyrash. Pikërisht ky, muzeu më modern e më i ri në vend, ruan thesaret më të shenjta e të vjetra të cilat kanë mbijetuar e kaluar shumë pengesa për të arritur në vendin ku gjenden sot. Historia e veprave është më e veçantë dhe e ashpër se në shumë vende të tjera të botës pasi, në Shqipëri, këto vepra ishin të ndaluara e shumë prej tyre u shkatërruan gjatë Komunizmit.

Brenda muzeut gjenden më shumë se 7 mijë vepra arti dhe objekte kulturore, kryesisht ikona si edhe punime druri, guri, metali dhe tekstili të cilat dëshmojnë një histori të gjatë të ikonografisë shqiptare. Duke filluar me Murin e Artë i cili mbulon dy kate me lartësinë e tij prej 9.5 m, volumi dhe bukuria e koleksionit të shekullit të XVI i ekspozuar në të është thjesht befasuese. Në vazhdim gjendet Ballkoni i Bardhë, ku ekspozohen ikonat më të vjetra të Muzeut, ato të shekullit të XIV. Këtu gjendet edhe më simbolikja ndër to, ikona e ardhur nga Kisha e Shën Mërisë. Një ikonë e rrallë, e krahasuar me pikturën e famshme të fundit të Da Vinci-t, atë më të shtrenjtën në botë,

Edhe Ministria e Kulturës i ka bërë thirrje artdashësve ta vizitojnë Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, ku ruhen disa nga thesaret e ikonografisë kombëtare.

Në sallën kryesore të muzeut janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shek. XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi etj.

Një ndër ikonat më të dalluara është Ikona e “Shën Gjergjit”, e cila është realizuar nga ikonografi i njohur Kontandin Hieromonaku, rreth vitit 1725. Origjina e vendodhjes së ikonës është kisha e “Shën Kollit”, në Voskopojë. Figura e shenjtit ze pjesën më të madhe të kompozimit, ai paraqitet i hipur në kale të bardhë, i veshur me armaturë të zbukuruar me motive floreale duke vrarë dragoin.

Ata të cilët nuk kanë mundësi ta vizitojnë personalisht muzeun, mund të ndjekin turneun virtual në linkun  https://my.matterport.com/show/?m=4AmMXJZRaSy

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore