Kulturë

Muzeu arkeologjik i Durrësit


Durrësi, qyteti që bashkëjeton mes antikitetit dhe modernitetit është një thesar që asnjëherë nuk lodhesh së eksploruari, jo vetëm në aspektin historik, por edhe në turizëm e kulturë.

Muzeu Arekeologjik u hap në mars të vitit 1951, nga Vangjel Toçi i njohur dhe si babai i arkeologjisë durrsake. Objektet e para u vendosën në një vilë dy katëshe, duke ekspozuar ato artifakte që ishin zbuluar deri në atë kohë nga nëntoka e zonës së Durrësit.

Objekte të tilla janë tregues të një zhvillimi kulturor dhe ekonomik të qytetit përgjatë kësaj periudhe. Të gjetura pranë varreve antike që ekzistojnë në kodrat e qytetit të Durrësit, këto objekte mbeten një pasuri e çmuar. Në këtë takim me historinë do të gjeni dhe 10 fragmente të figurinave të ndryshme që paraqesin hyjninë e Artemisës. E cila njihet si hyjnesha që vigjilonte qytetin në dy drejtime; siguronte mbrojtjen ushtarake të tij si njohëse e natyrës, dhe njëherazi bënte të mundur vijimësinë e popullatës së qytetit nëpërmjet mbrojtjes që ajo u jepte femrave.

Durrësi, qyteti që bashkëjeton mes antikitetit dhe modernitetit është një thesar që asnjëherë nuk lodhesh së eksploruari, jo vetëm në aspektin historik, por edhe në turizëm e kulturë.

E nëse doni të njihni më tepër mbi të shkuarën e qytetit, Muzeu Arkeologjik është ideali. I konsideruar si më i madhi në vend, në të janë të ekspozuara objekte të rëndësishme, përmes të cilave rrëfehen etapat e ndryshme historike që ka kaluar qyteti.

Periudha Romake

Periudha Romake momentalisht është periudha e fundit që ekspozohet në këtë muze. Kjo periudhë prezantohet me monedhat e prera në Dyrrahun antik, të cilat dëshmojnë zhvillimin e qytetit përgjatë periudhës romake. Në të do të gjeni edhe thesarin e Durrësit, një zbulim i bërë në vitin 1941, pranë pazarit të qytetit. Thesari i takon viteve 170 e.s dhe monedhat e gjetura i përkojnë perandorisë romake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore