Auto

Mustang Mach 1 me goma 3D


Ford Mustang Mach 1 i ri prezantohet me dizajnin unik 3D të gomave të ngjashme si “fole zogjsh”.

Modeli i gomave të Mustang Mach 1 që Ford i quan “fole zogjsh” është rezultat i pajisjes së gomave me Paketën Opsionale të Trajtimit.

“Rrota e re është rezultat i madh i inxhinierisë, i dizajnit dhe i talentit artistik…ndoshta edhe ndonjë magji e përfshirë”, shprehet Mark Kaski, projektues i Ford-it, citon dbusiness.

Përmes kokave Y më të drejta dhe më të gjata të cilat ulen prapa një shtrese më të trashë dhe më të theksuar krijohet një efekt që i përngjan folesë së zogjve.

Për sa i përket ndërtimit të rrotave, edhe pse janë 19 inç më të gjata se standardet, konstruksioni i modifikuar i aluminit e bën të jenë dy paund më të lehta./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore