Lajme

Mustafa: Qeveria plebishitare e solli Kosovën në vitin 2000


Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për krizën energjetike.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, është shprehur se kjo qeveri e solli Kosovën në vitin 2000.

“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregate”.

Ai theksoi se ky është vendimi i popullit dhe këto janë votat e tyre.

Sipas tij, “nuk është ftohtë” për arsyeje se “po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve”.

Mustafa shtoi se “kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”.

Për mungesë të energjisë elektrike, reagime ka pasur edhe nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ilustrim.

Ai ka pyetur se “kujt ia kishte borxh qytetari i Kosovës terrin pas 20 vjetësh? A e kanë meritu ata që e votuan VV-në dhe Kurtin? A ia kishin borxh Kurtit terrin dhe të ftohtit?.

Të enjten e 22 dhjetorit në Kosovë do të kthehen reduktimet e energjisë elektrike.

Kufizimet do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë.

Këtë e ka bërë të ditur operatori i shpërndarjes së rrymës në vend, KEDS,pasi sipas tyre ky vendim ka ardhur për shkak të mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend ditëve të fundit.

Çmimet evropiane të gazit natyror janë rritur aq shumë, saqë qindra miliona njerëz mund të përballen me shtëpi të ftohta ose fatura të fryra të energjisë gjatë dimrit.

“Kjo krizë energjetike në Evropë do të afektojë edhe Kosovën”.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pasi sipas saj qytetarët duhet të përgatiten për një rritje eventuale të çmimeve të energjisë.

Kjo pasi që çmimi i energjisë elektrike për një Megavat për orë, prej 60 euro, sa kanë qenë para kësaj krize në Evropë, tani ka arritur në mbi 100 euro.

Në anën tjetër Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRrE) ka bërë të ditur se tarifat aktuale të energjisë do të mbesin të njëjta deri me një prill të vitit të ardhshëm, atëherë kur bëhet edhe rishikimi i rregullt i çmimeve të energjisë elektrike në vartësi të të hyrave maksimale të lejuara për operatorët, KESCO, KEDS dhe KOSTT.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore