Kosova

Mustafa: LVV-ja nuk ka të drejtë të akuzojë Dakën


Kryetari i Lidhjes Demokratike (LDK) të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosja, Glauk Konjufca. Sipas Mustafës, LVV-ja, nuk ka të drejtë të akuzojë kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka.

Mustafa, tha se nuk duhet të fajësohet Daka, deri në kërcënim, vetëm se po zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Është e padrejtë dhe e palejueshme”.

Për më tepër, Mustafa, shtoi se as LDK-së nuk i ka pëlqyer aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me deputetin Etem Arifi. Sipas tij, aktgjykimi ngjan më shumë me shkrim të ri të normave kushtetuese, sesa interpretim të normave ekzistuese. Kjo e fundit duhej të jetë fushëveprimi i Gjykatës.

Më herët, Daka, mbajti një konferencë për media në lidhje me akuzat e Konjufcës. Ajo i akuzoi partitë politike, që po ndërhyjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në punën e pavarur të KQZ-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore