Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti dhe vartësit e tij që të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm e mbi të gjitha profesional në punën e tyre.
Këto komente Musliu i ka bërë pas një mbledhjeje të Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së ku i pranishëm ishte edhe Ajeti.
“Po ashtu si Komision Parlamentar kemi shprehë shqetësimin tonë lidhur me publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të Agjencisë duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale”.
Zbulimi i paautorizuar i identitetit të zyrtarëve te AKI-se dhe informacioneve tjera te ndjeshme, sipas Musliut, përveç që paraqet shkelje ligjore, është edhe pengesë për operacionet e AKI-së e në disa raste edhe mund të rrezikoj jetën zyrtarëve të saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haxhiu garanton: Asnjë ministër s’krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë, qytetarët e dinë
-
Haxhiu njëherë thotë se ura s’është për dialog, pastaj pranon se Bislimi diskutoi në Bruksel për urën
-
Autogoli i Agim Ademit në minutën e 90-të
-
NATO edhe pas takimit me Bislimin konfirmon se do ta vazhdojë prezencën në urën mbi Ibër