Lajme

Musk shpërbën bordin e Twitter-it dhe bëhet “drejtor i vetëm”


Sipërmarrësi amerikan Elon Musk ka shpërndarë bordin e Twitter-it dhe e ka bërë veten “drejtorin e vetëm” të kompanisë.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Independent”, duke cituar dokumentin e ri të bordit të Twitter-it.

Të gjithë anëtarëve të mëparshëm të bordit u është hequr autoriteti, duke lënë pas vetëm Musk, sipas dokumentit të ri.

Veprimi u ndërmor si pjesë e blerjes së kompanisë prej 44 miliardë dollarësh të Musk, sipas të njëjtit dokument të SEC-it, e cila u bë publike të hënën.

Musk e përmbylli më 28 tetor të gjithë procesin e blerjes së gjigandit të mediave sociale, Twitter, me një shumë prej 44 miliardë dollarës.

Vendimi i parë si pronar i kompanisë ishte pushimi nga puna i drejtuesve ekzekutivë.

Mes drejtuesve më të lartë të Twitter, të cilët u pushuan nga puna, ka qenë edhe drejtuesi i kompanisë në vitet e fundit, Parag Agrawal, të cilët i ishin besuar vendimet kryesore të platformës.

Përtej Agrawal, edhe financieri kryesor i Twitter, Ned Segal si edhe drejtuesi juridik, Vijaya Gadde, u pushuan nga puna dhe në bazë të asaj çfarë njerëzit brenda zyrave kanë treguar, ata “u eskortuan jashtë godinës menjëherë pas lajmit se blerja u përmbyll”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore