Lajme

Musk ndërmerr masa ligjore për llogarinë në Twitter që gjurmon avionin e tij privat


Elon Musk është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër mbajtësit të një llogarie në Twitter që gjurmon avionin e tij privat.

Ai ka argumentuar se rrezikohet djali i tij.

Llogaria për të cilën bëhet fjalë është “@ElonJet”, e cila ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës.

Kjo llogari u pezullua të mërkurën e 14 dhjetorit.

Pronari i saj Jack Sweeney, 20 vjeç, përdorte informacione të disponueshme publikisht të gjurmimit të fluturimeve për të postuar në Twitter sa herë që avioni i Musk ngrihej dhe ulej.

Sipas Musk, tani po ndërmerren veprime ligjore kundër Sweeney dhe të tjerëve.

Ai ka shtuar se çdo llogari që zbulon vendndodhjet e njerëzve në kohë reale do të pezullohet “pasi është një shkelje e sigurisë fizike”.

Sakaq, studenti është përgjegjës për dhjetëra llogari të tjera që ndjekin fluturimet private të amerikanëve të pasur, duke përfshirë bashkëthemeluesin e Microsoft Bill Gates, themeluesin e Amazon Jeff Bezos dhe shefin ekzekutiv të Meta-s Mark Zuckerberg.

Shumë prej këtyre llogarive – duke përfshirë një avion gjurmues të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin dhe një tjetër avion monitorues të famshëm – duket se janë pezulluar në Twitter gjithashtu.

Musk kishte kohë që kishte pasur probleme me llogarinë “@ElonJet” dhe një herë thuhet se i ofroi Sweeney-t pesë mijë dollarë për ta fshirë.

Por pastaj kishte ndërruar mendje, duke i thënë se nuk ishte e drejtë të paguante për mbylljen e llogarisë.

Një muaj më parë, Musk u zotua ta mbante atë në funksion edhe pse ishte “rrezik i drejtpërdrejtë i sigurisë personale”.

Por të mërkurën qëndrimi i tij ndryshoi.

“Çdo llogari që gjurmon informacionin e vendndodhjes në kohë reale të kujtdo do të pezullohet, pasi është shkelje e sigurisë fizike”, ka shkruar ai në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore