Murati: Punëdhënësit që kanë marrë punëtorë përmes “Superpuna”, t’i deklarojnë në ATK – përfitojnë nga 264 euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një statusi në Facebok ka njoftuar se të gjithë punëdhënësit që kanë marrë punëtorë të rinj përmes “Superpuna”, duhet t’i deklarojnë të punësuarit në ATK në afatin e rregullt, “në mënyrë që të mund të përfitojnë nga subvencioni në pagë prej 264 euro”.
Murati gjatë muajit të kaluar, pati njoftuar se që nga lansimi i platformës, mbi 2 mijë punëkërkues janë regjistruar dhe verifikuar në “Superpuna”.
“Superpuna” u dedikohet personave të papunë të moshës 18 deri në 25 vjeç.
Punëdhënës nga sektorë të ndryshëm kanë nisur të publikojnë aty ofertat e tyre për punë.
Pozitat e ofruara përfshijnë: kamerier, asistent të shitjes, elektricist, gazetar, kontabilist, dizajnues grafik, infermier e të tjera.
Pagat që i ofrojnë punëdhënësit nisin nga 264 euro – sa është subvencionimi nga Qeveria – deri mbi 1.000 euro, varësisht nga pozita e punës.
Por, pas periudhës gjashtëmujore, punëdhënësi mund ta mbajë në punë punëtorin duke nënshkruar kontratë të re, apo edhe mund ta shkarkojë.
Minsitri Murati pati potencuar se synim i autoriteteve është që në vitin e parë të punësojnë mbi 10 mijë të rinj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
As në takimin e pestë s’ka marrëveshje për dinarin – Lajçak do të dalë me një propozim të ri
-
Si arriti Vjosa Osmani t’i fusë 4 gratë e përdhunuara gjatë luftës në Këshillin e Sigurimit përballë Vuçiç
-
Kush është shefi kur bëhet fjalë për mbrojtjen: NATO apo BE?
-
‘Marifeti’ i Bardhit ndaj Olsi Ramës – Prova pa kallëzim, për të shmangur procesin për shpifje