Lajme

Murati: Edhe nëse Asociacioni s’ka kompetenca ekzekutive fare, prapëseprapë është shumë i dëmshëm


Valon Murati

Ish-ministri dhe politikani nga Lëvizja për Bashkim, Valon Murati, e ka sjellur në një rrafsh tjetër diskutimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Është etabluar tashmë që një Asociacion i Komunave me Shumicë Serbe po të ketë kompetenca ekzekutive do të jetë i dëmshëm për Kosovën, por Murati shkruan se edhe pa këto kompetenca, telashet që sjellë janë të mëdha.

“Arsyetimet se asociacioni i cili nuk ka kompetenca ekzekutive dhe është në përputhje me kushtetutën nuk është i dëmshëm, më së paku thënë është naiv”, shkruan Murati në një shkrim autorial të detajuar publikuar në Albanian Post.

“Çfarëdo grumbullimi i komunave serbe nën një ombrellë, me kuvend e kryetar dhe ushtrimi nga ana e tyre edhe i përgjegjësive të shumta që i kanë si komuna, do të nënkuptonte zgjerim vetanak të përgjegjësive ligjore dhe sidomos zgjerim i veprimit politik të këtij mekanizmi si përfaqësues i serbëve në Kosovë, përkatësisht në rrethanat në të cilat jemi, i Serbisë në Kosovë”.

Sipas Muratit, “një mekanizëm i tillë do të fillonte të bënte jetën e tij, jashtë kompetencave të tij ligjore e kushtetuese”.

Madje, “asnjë garanci ndërkombëtare nuk mund ta ndalojë as përpjekjen për veprim autonom territorial të këtij mekanizmi e as nuk mund ta ndalojë konfliktin e vazhdueshëm politik e juridik në mes të institucioneve të Kosovës dhe këtij mekanizmi në vazhdimësi”.

Kurthet e Asociacionit për funksionalitetin e shtetit të Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore