Sport

Munishi dhe Gjilani ndajnë rrugët


Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i Gjilanit.

Sipas informacioneve të fundit, klubi i Gjilanit dhe Munishi i kanë ndarë rrugët, gjashtë javë para se të përfundojë sezoni i rregullt në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit pësuan humbje në fundjavë nga Dukagjini, duke i humbur thuajse tërësisht gjasat për titull të kampionit, ndërsa zbritën në pozitën e tretë me pikë të njëjta me Dritën.

Megjithatë, edhe pse për titull nuk ka më gjasa, Gjilani pritet të marrë pjesë në garat evropiane në sezonin e ardhshëm, pasi që me shumë gjasë do të përfundojë në tri pozitat e para në tabelë.

Kujtojmë që Munishi e mori drejtimin e klubit të Gjilanit para se të fillonte ky sezon në futbollin kosovar, por ai dështoi ta çonte klubin drejt titullit kampion.

Me Munishin ne krye, skuadra gjilanase ka arritur 14 fitore, 13 barazime dhe tre humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore