Jetesë & Stil

Mungesa e gjumit shkakton probleme në shëndet


Një ndër problemet kryesore te njerëzit e epokës tonë është pagjumësia. Studimet e fundit tregojnë se kjo dukuri është problem serioz për shëndetin.

Në Shtete e Bashkuara të Amerikës, qendrat për kontrollin e sëmundjeve kanë vlerësuar se përgjatë shekullit të fundit njerëzit kanë humbur 1.5 deri në 2 orë gjumi si pasojë e sistemit të jetës, dhe më shumë se gjysma e popullatës bën më pak se gjashtë orë gjumë brenda nate. Kjo gjë sjell një sërë pasojash negative.

Një studim i ri, i publikuar në revistën “Sleep”, tregon se ne jemi më të prekshëm ndaj gripit dhe sëmundjeve tjera kur jemi të lodhur e veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

Studimi i cili meret me efektet e mungesës së gjumit, ka krahasuar mostrat e gjakut të njëmbëdhjetë binjakëve identikë, por me orar të ndryshëm të gjumit.

Shkencëtarët kanë parë se mungesa e gjumit e ndalë veprimin e sistemit të qarkullimit të qelizave të bardha të gjakut.

“Ne duam të tregojmë se sistemi i imunitetit funksionon më së miri kur njeriu bën gjumë të mjaftueshëm”, ka treguar Nathaniel Watson, udhëheqës i studimit.

Rekomandohet shtatë orë gjumë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore