Tanët

Mundësi Egzon Shala mëson shortin në Lojërat Olimpike


Egzon Shala ka mësuar sot shortin për garat e mundjes në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Egzoni do të përballet në raundin e parë me mundësin bjellorus, Dzianis Khramiankou, në kategorinë deri në 125 kilogramë, bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.

Mirëpo për mundësin kosovar, ky short është vlerësuar tepër i pafat, i cili tha se i ka rënë një kundërshtar i vështirë.

“Është shorti më i keq i mundshëm. Të gjithë kundërshtarët e grupit tim janë medalist. Bjellorusia është fitues i turneut kualifikues evropian për Tokio 2020”, tha Shala për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Ndryshe, Shala do të garojë më 5 gusht, ndërsa në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, është kualifikuar me normë olimpike, si i pesti në Kampionatin Botëror të Astanas në vitin 2019.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore