Zgjedhjet në Kosovë

Muhaxheri: Votat janë numëruar, kemi fituar me 61 për qind


Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se “gara për Pejën ka përfunduar dhe LDK-ja ka fituar me rezultat prej 61 për qind”.

“I falënderoj të gjithë ata që na kanë votuar, e ata që nuk na kanë votuar, na duhen edhe katër vjet me i bind”, ka thënë Muhaxheri.

Sipas tij, duhet kohë edhe për numërimin e votave për kandidatë për asamble komunale.

Muhaxheri ka thënë se rezultatet i kanë pritur.

Ndërsa është shprehur, “unë besojë që të mos ketë as balotazh deri në vitin 2054. Pas 2054-tës kur unë nuk do të garojë, ndoshta do ketë e shohim. Ju e dini kur tja merr dorën vështirë ndryshon”.

Po ashtu,  EXIT POLL-i i Albanian Post ka dalur të jetë se Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demoratike e Kosovës, ka përmbysur rezultatin në Pejë duke dalë para kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Agusholli dhe Rrustem Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Muhaxheri madje, sipas rezultateve të EXIT POLL-it të Albanian Post, fiton pa balotazh me 59.9%.

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në të gjithë Kosovën.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë votuar 43 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, një dalje e ngjashme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, kur kishin dalë 43.5 për qind e elektoratit.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 96 për qind e të dhënave të përpunuara, del se 42.85 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore