Sport

Muçi transferohet te Legia në Poloni


Sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi, do të transferohet ditën e sotme te ekipi i Legia Warsaw-ës, sipas asaj që raportojnë mediat polake.

Transferimi i Muçit pritet t’u kushtojë polakëve rreth 500 mijë euro.

19-vjeçari Muçi largohet nga Tirana pas 61 ndeshjeve, 18 golave dhe pesë asisteve. Në sezonin aktual Muçi i ka luajtur të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore (20), duke shënuar pesë gola dhe katër asiste.

Sezonin e kaluar Muçi u shpall kampion i Kategorisë Superiore me bardheblutë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore