Muzikë

Muaji mars, pranverë për industrinë muzikore shqiptare


Java e parë e muajit mars duket të ketë qenë koha ideale për artistët shqiptarë që ata t’i publikojnë projektet e tyre.

Albanian Post ju sjell pesë nga këngët që u publikuan ditëve të fundit në industrinë e muzikës shqiptare.

1. Anxhela Peristeri – Karma

Dita e parë e muajit mars ka qenë data e përzgjedhur nga artistja korçare për ta shfaqur video klipin e saj të xhiruar për këngën “Karma”.

Ky projekt i këngëtares do ta përfaqësoj Shqipërinë në garën më të madhe evropiane të muzikës, Eurovision.

Video klipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision-it në YouTube dhe aktualisht po pritet shumë mirë bazuar në komentet pozitive që kanë vërshuar menjëherë pas publikimit.


2. Genc Prelvukaj – Sa herë

“Sa herë” është projekti më i ri nga këngëtari kosovar, Genc Prelvukaj.

Kënga është e tipit baladë dhe është lansuar së bashku më video klip të gjiruar nga kompania, Black Fish Entertainment.

Vlen të theksohet se pjesë e “back-vocal”-it të këngës është këngëtari i famshëm shqiptar, Muharrem Ahmeti.


3. Enca – Nashta

Projektin e kishte lajmëruar kohë më parë, e lansimin e tij të parë e bëri në platformën “Spotify”, por artistja nga Tirana ka zgjedhur që këngën e saj më të re ta publikoj pikërisht në ditën e dytë të muajit mars.

Me tekst dhe melodi nga vetë Enca, kënga “Nashta” është publikuar edhe me video klip ku këngëtarja si çdo herë është paraqitur me skena joshëse duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Video klipi është gjiruar nga kompania “Sekuencë” kurse për pjesën teknike të këngës është përkujdesur Mixey në bashkëpunim me Oster.

4. Blero – Derën e ki hap

Një baladë tjetër nga Blero i‘u është shtuar tregut të muzikës shqiptare.

“Derën e ki hap” është kënga më e re nga artisti teksa e ka publikuar me video klip në versionin me titra.
Vargjet melankolike të këngës janë shkruar nga Chipsi, ndërsa në muzikalitet ka ndërhyrë edhe vet, Blero.

5. Vesa Smolica – Njësoj

Edhe këngëtarja kosovare Vesa Smolica ka realizuar projektin e saj më të ri “Njësoj”.

Smolica është përkushtuar shumë në realizimin e video klipit duke u kujdesur deri në detaje, punë kjo pas të cilës qëndron një ekip i gjerë profesionistësh.

Melodinë dhe tekstin e ka shkruar vetë Vesa, e për veshjen e saj në klip u përkujdes disenjatori, Egzon Kazagiqi, ndërsa ajo u grimua nga make-up artisti, Arber Bytyqi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore