Lajme

MSH: Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit


Qendra e vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë, përmes njoftimit për media ka bërë të ditur se vaksinimi kundër COVID-19 po vazhdon të kryhet në të njëjtat njësite të vaksinimit.

Jo vetëm në Prishtinë, por në të gjitha komunat e Kosovës.

“Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës”.

Tutje, ministria ka rikujtuar aprovrimin e dhënies se tretë të vaksinimit anti-COVID-19 për moshën 12 vjeçare.

“Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar ditë më parë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë mërrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë”.

Foto: Ministria e Shëndetësisë, vaksinimi i një qytetari.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim”.

Ndërsa sipas MSH-së, vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Ndryshe, më 24 qershor ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka konfirmuar se kanë pranuar doza të vaksinës pediatrike kundër COVID-19.

Ai ka bërë të ditur se të premten ose të hënën do të mblidhet komiteti për vaksinimin për të dhënë rekomandimin për këto vaksina.

“Komiteti për vaksinimin do të takohet ose takohen sot ose të hënën, ashtu siç kam thënë edhe dje. Unë nuk jam mbret, jam ministër i Shëndetësisë që i marr këshillat nga ekspertët. I kemi marrë vaksinat e fëmijëve”.

Latifi, sërish është shprehur i shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë.

“Ne ndoshta duhet të fillojmë një fushatë të re vaksinimi për shkak se rastet po na rriten dhe jam shumë i shqetësuar. Fatkeqësisht, kjo është në gjithë botën, jo vetëm në Kosovë. Ne e kemi prej 5+ kur del udhëzimi prej ekspertëve, ju do ta dini”.

Ndryshe, rastet me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë janë rritur dukshëm.

Ministri, pas rritjes së këtyre rasteve ka paralajmëruar se mund të fillohet edhe me dhënien e dozës së katërt të vaksinës anti-COVID.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore