Lajme

MSH: Vaksinat antiCOVID s’shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat


Vaksinimi në sallën “1 tetori” në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë (MSH), përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nuk ekziston asnjë provë që vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë fertilitet te gratë ose burrat.

MSH, u ka bërë përsëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër Coronavirusit.

Prandaj, MSH u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër coronavirusit.

“Të nderuar qytetarë, sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat. Prandaj, caktoni terminin në https://ekosova.rks-gov.net“, vijon njoftimi.

Më 12 shtator në Kosovë, një grup qytetarësh kanë protestuar para Qeverisë, duke kundërshtuar vaksinimin e obligueshëm. Ata paralajmëruan se vendimin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Në nenin 26 të Kushtetutës së Kosovës thuhet se, “secili person ka të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin, të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij”.

Vaksinimi në sallën “1 tetori” në Prishtinë.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar dy persona të vdekur nga COVID-19 dhe 38 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 285 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 185 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë një mijë e 895.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë tetë mijë e 777.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 815 mijë e 271 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 573 mijë e 312.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore