Lajme

MSH-ja kërkon tre kushte për funksionalizimin e spitalit “Sheikha Fatima”


Ministria e Shëndetësisë

Spitali Pediatrik Kirurgjik “Sheikha Fatima”, donacioni i Emirateve të Bashkuara Arabe, ende nuk është në funksion, pasi kërkohen tre kushte themelore.

Ministria e Shëndetësisë, kriter për ShSKUK-në ka dy leje përkatëse, ani pse ky projekt u përurua më 13 shtator të vitit të kaluar, dhe ende ka mbet pa funksion.

“(Ccertifikatë për përdorim spitalor dhe kërkesë për Agjencinë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore); sipas informacioneve SHSKUK ka qenë në proces të realizimit të këtyre dy kërkesave”.

Si hapë tjetër i dyte ishte se duhet startuar me prezantimin e planit të veprimit nga ana e ShSKUK-së.

“(Duke filluar me shërbimet ambulatore) dhe të ofrojë planin e veprimit të investimeve tjera (në shërbime jo mjekësore dhe mbështetëse që duhet të realizohen nga SHSUKU për funksionalizimin e plotë të klinikës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

MSH-ja bënë të ditur se pasi të jenë përfunduar këta hapa, do të krijohet komisionin për pranimin teknik të spitalit dhe fillimin e shërbimeve.

“Kjo çështje është trajtuar me prioritet nga ministri Latifi dhe palët e involvuara kanë marrë obligimet që spitali të funksionalizimet sa më shpejt”, kanë deklaruar nga Ministria Shëndetësisë.

Spitali “Sheikha Fatima” do e kap shifrën e 22 milionë euro, ku do të ofrojë shërbimet moderne për diagnostikimin e sëmundjeve të fëmijëve dhe shërimin e tyre.

Ndërkaq, punimet për ndërtimin e spitalit kanë nisur në mars të vitit 2016, kurse marrëveshja për ndërtimin e tij ishte nënshkruar në prill të vitit 2015 gjatë një vizite të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në Abu Dhabi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore