Lajme

MSH dhe AKK diskutojnë masat e reja pas 13 shtatorit


Foto nga takimi online mes kryetarëve të Komunacve dhe Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia

Masat e reja pas datës 13 shtator ishin temë e diskutimit mes Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetarëve të komunave të Kosovës në takimin e së premtes.

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook për masat e reja që priten të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri me 26 shtator.

Ndër masat e parapara janë mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar të mos filloj para datës 26 shtator.

Distanca prej 1.5 metra është obligative në takimet deri në 20 persona.

Gjithashtu, si masa të tjera të parapara janë që institucionet publike të  punojnë vetëm me staf esencial, gastronomia të vazhdoj me masat e njëjta të deritanishme.

Mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante në secilën pikë kufitare nga 13 shtatori.

Kurse qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS-së dhe Komunave aktiviteti i tyre mbetet i pezulluar deri me 26 shtator.

Sipas AKK-së masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Ndërsa është bë e ditur se pas datës 27 shtator do të ketë masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHPK-në dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.

Në këtë takim, Kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë (MSH) kanë paraqitur sfidat dhe nevojat aktuale që kanë komunat e Kosovës, veçanërisht për vaksinimin dhe furnizimin me barna shëndetësore.

Ndërsa të premten në Kosovë kanë humbur jetën 30 persona nga COVID-19 si dhe janë regjistruar 685 të infektuar nga ky virus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore