Futboll

Mrekullitë e Messit: Barca – Hercules


Lionel Messi ka “poshtëruar” disa lojtarë në karrierën e tij, madje mund të thuhet se ka zhvilluar një aftësi të spikatur për të kryer gjeste që le kundërshtarët e tij në një gjendje të tillë.

Driblime të stilit “Messia” nuk janë risi në futboll por ndër to, një moment lehtësisht i veçueshëm është ai kur Barcelona zhvilloi një ndeshje miqësore me klubin hollandez Heracles Almelo në 2010-ën.

Në atë kohë Roystone Drenth ish huazuar nga Real Madrid-i tek Hercules FC. Ndodhi që gjatë një përballje dhe përpjekje për të dribluar Dani Alves-in, Drenth humbet kontrollin e topit dhe përparon afërsisht tre hapa pa topin. Ndërkohë, Messi po rrotullohei në prapavijë duke vëzhguar situatën.

Ekzaktësisht kur Drenth-it i humbet topi nga këmbët, Messi lëshohet për ta rrëmbyer. Drenth rikthehet prapa për t’ia marrë mbrapsht por, Messi ishte gati me një mrekulli të rradhës, deri diku “poshtëruese” – ai ia zbehu fushëpamjen, si dhe mundësinë për ta rimarrë topin mbrapsht Drenth-it.

Jo vetëm kaq por, pasi mbaron me Drenth-in, përfundon në një trekëndësh të Hercules ku përsëri, mrekullisht “poshtëron” të tre ata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore