Kampionë

“Mrekullia” e peshave të mesme ndahet nga jeta 66 vjeç


Ish kampioni i padiskutueshëm i peshave të mesme, Marvin Hagler, ndryshe i njohur me nofkën e tij “Marvelous” (i mrekullueshmi), vdiq në moshën 66 vjeç.

Bashkëshortja e tij, Kay Hagler, njoftoi vdekjen e Marvin-it të shtunën nëpërmjet fan club-it “Marvin Hagler” në Facebook:

“Më vjen keq për këtë njoftim të trishtë që do të përcjell: sot, fatkeqsisht, bashkëshorti im i dashur u largua nga jeta papritur në shtëpinë e tij në New Hampshire”, shkruan Kay.

Hagler e ka dominuar kategorinë e peshave të mesme në fillim të viteve 1980 por, një vit përpara se të tërhqej, në 1987 u rrëzua nga froni i tij pas një ndeshje mjaft të diskutueshme në të cilën Sugar Ray Leonard fitoi.
Në të djathtë Sugar Ray Leonard dhe përball tij, Marvin Hagler

Hagler, mëngjerash nga New Jersey i SHBA-ve, ka pësuar vetëm një nokdaun [K.D./Knock Down] gjatë gjithë karrierës së tij dhe e ka mbrojtur titullin e kampionit të peshave të mesme plot 12 herë.

Duelet historike të Hagler

Në shtator 1980, Hagler u ndesh me Alan Minter në stadiumin “Wembley”, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Hagler fitoi me pezullim të ndeshjes nga arbitri në raundin e tretë. Kjo pasi Minter kishte shumë gjakderdhje në fytyrë në sajë të një të çare të shkaktuar nga një prej grushtave të mprehtë të Hagler.

Marvin Hagler gati për të goditur Alan Minter me të majtën e tij

Në 1985 Hagler u përball me Thomas Hearns në “Ceaser Pallace” të Las Vegas-it, SHBA. Mëngjerashi nga New Jersey fitoi me nokout [K.O./Knock Out], në tre nga raundet më të famshme në historinë e boksit. Ndeshja ishte kaq intensive nga të dyja palët; Hagler dhe Hearns, saqë mori emrin “Lufta”.

Thomas Hearns dhe Marvin Hagler në një luftë pa frerë

Në 1988, pasi u mposht Sugar Ray Leonard në një ndeshje mjaft të diskutuar sa i përket meritës së fitores, Hagler u tërhoq përfundimisht nga boksi me rekordin 62 F – 2 H – 3 B.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore