Lajme

Mozambik-u rikthen Palma-n pasi u sulmua nga IS


Ushtria e Mozambik-ut, ka deklaruar të hënë e 5 prillit, se ka rifituar kontrollin e plotë të qytetit bregdetar të Palma-s, më shumë se një javë pasi u sulmua nga islamistët militantë.

Një zëdhënë  ushtrisë, raporti se një numër “i konsiderueshëm” i militantëve u vranë gjatë një kundërsulmi.

Radioja shtetërore njoftoi se banorët që kishin ikur po fillonin të ktheheshin në shtëpitë e plaçkitura.

Dhjetëra civilë u vranë dhe të paktën 11 mijë u zhvendosën pasi militantët pushtuan Palma-n më 24 mars.

Një shtetas i Afrikës së Jugut dhe Britanisë së Madhe, ishin midis atyre që u vranë në atë që ishte një nga sulmet më të mëdha nga militantët në provincën Cabo Delgado të Mozambikut verior që kur ata filluan një kryengritje në vitin 2017.

Militantët, të njohur lokalisht si al-Shabab, kanë premtuar besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik (IS).

Sulmi i tyre ndaj Palma-s, detyroi gjigantin e energjisë Total, të pezullojë projektin e tij prej miliarda dollarësh të gazit natyror në Afungi. I cili ndodhet në një distancë të shkurtër me qytetin.

Total, tërhoqi stafin e saj të premten, ndërsa Kombet e Bashkuara pezulluan fluturimet për të evakuuar civilët, për shkak të shqetësimeve ndaj sigurisë.

Zëdhënësi i ushtrisë, Chongo Vidigal, tha se uzina e gazit ishte e sigurt dhe Palma tani ishte “e sigurt”.

“Zona e fushës ajrore ishte e vetmja që na duhej të pastronim dhe ne e bëmë atë të dielën, e 4 prillit. Është plotësisht e sigurt”.

Në pamjet e para nga Palma pas sulmit, televizioni shtetëror transmetoi imazhe të ushtarëve që vendosnin qese të zeza mbi të vdekurit në rrugë.

Megjithëse u raportua se disa banorë po ktheheshin, rrugët ishin kryesisht të shkreta.

Raportohet se spitali i qytetit, bankat tregtare dhe zyra e prokurorit të shtetit janë shkatërruar.

Guvernatori i Cabo Delgado-s, Valgy Tauabo, vizitoi Palmën të dielën dhe premtoi se do të ndihmonte njerëzit që të rindërtojnë jetën e tyre.

“Tani po kalojmë në fazën tjetër. Po aq kritike sa rimarrja e qytetit, ku do të mirëpresim komunitetet që u larguan”.

Mijëra të tjerë u larguan me anije në Pemba-s, kryeqyteti i Cabo Delgado.

Frika mund të kthehet në kryengritje

Anilisti i BBC Neës, Jose Tembe, tha se shumë njerëz po pyesin pse u deshën rreth 10 ditë që ushtria të rifitonte kontrollin e plotë të Palma-s.

Kjo sugjeron që militantët janë bërë të fortë dhe forcat qeveritare po përpiqen të përmbajnë kryengritjen.

Një firmë private e sigurisë nga Afrika e Jugut, Dyck Advisory Group, ka ndihmuar ushtrinë për të luftuar militantët, por qeveria kurrë nuk e ka pranuar zyrtarisht përfshirjen e saj dhe ka raporte që ajo ka pezulluar kontratën e saj.

Organi rajonal, Komuniteti i Zhvillimit të Afrikës Jugore, do të diskutojë kryengritjen, mes frikës se mund të përhapet përsëri, në një takim këtë javë.

Ka pasur thirrje për vendosjen e trupave rajonale, por qeveria e Mozambik-ut deri më tani i ka rezistuar kësaj.

Shumë akademikë pajtohen me vendimin e saj, duke thënë se vendosja e një force rajonale mund të komplikojë situatën dhe disa nga trupat e saj mund të bashkëpunojnë edhe me militantët.

Në vend të kësaj, ajo ka bërë thirrje që ushtrisë së saj t’i jepen trajnime dhe burime për të luftuar militantët.

Portugalia, ish-fuqia koloniale, ka thënë gjithashtu se do të dërgojë rreth 60 trupa në javët e ardhshme për të ofruar trajnim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore