Sport

Mourinho: Thomas Tuchel-i duhet ta ketë të lehtë për të fituar me Chelsea-n


Jose Mourinho, trajneri i Tottenham-it është ndalur të flasi, mbi teknikun e ri të Chelsea-s, gjermanin Thomas Tuchel-in. Sipas Mourinho-s gjermani do e ketë më të lehtë për të fituar  trofe me Chelsea-n.

Portugezi fitoi dy tituj të Premier Ligës, në herën e tij të parë si trajner i Chelsea-s dhe një tjetër kur u rikthye për herë të dytë. Ai tha se Tuchel-i nuk do të ketë shumë probleme për të fituar disa trofe në Stamford Bridge, me Carlo Ancelottin dhe Antonio Conte-n që e fituan titullin e Premier Ligës më herët.

Tani tekniku i ri i Chelsea-s e ka më të lehtë punën në Stamford Bridge, pohoi ish-trajneri i bluve, që aktualisht drejton Tottenham-in, rivalët e tyre të Londrës, që do të ndeshen të enjten.

Mourinho po përpiqet t’i japi fund pritjes së gjatë të Tottenham-it për të fituar trofe dhe e ka dërguar klubin në finalen e Kupës së Ligës dhe në raundin e pestë të Kupës FA.

Por shanset e tyre për të përfunduar në katërshen më të mirë të Premier Ligës, janë ulur nga forma e dobët në kampionat dhe portugezi e di që ndeshja e së enjtes me Chelsea-n e Tuchel-it është thelbësore për t’u rikthyer në vendet e para.

“Unë nuk mendoj se është shumë e vështirë të stërvitësh Chelsea-n sepse unë kam qenë kampion tre herë, Carlo Anchelotti ishte kampion dhe Antonio Conte ishte kampion”- tha Mourinho.

“Nuk mund të jetë shumë, shumë e vështirë sepse kemi fituar tituj atje. Chelsea gjithmonë ka patur lojtarë të shkëlqyerë dhe skuadër të shkëlqyer dhe trajnerët e mirë janë të lumtur të punojnë në këto klube dhe me lojtarë që u japin një mundësi shumë të mirë për të qenë të suksesshëm dhe për të fituar tituj”- shtoi portugezi.

“Në rastin tim, kam qenë atje në dy periudha të ndryshme dhe unë kam qenë kampion në dy periudha të ndryshme”- tha 58-vjeçari.

Gjermani Tuchel-i, zëvendësoi Frank Lampard-in javën e kaluar, pasi pesë humbjet e Chelsea-s në tetë ndeshje në kampionat i la këta të fundit në vendin e nëntë në tabelë. Tuchel-i ka arritur të marrë katër pikë, në dy ndeshjet e para në krye të bluve.

Tuchel-i fitoi dy herë Ligën e Parë në Francë me PSG-ën, por Mourinho tha se Premier Liga është prova e vërtet për një trajner.

“Unë nuk jam duke folur për Thomas-in, liga franceze është një kampionat shumë konkurues, përveç PSG-së sepse ata luajnë në një kampionat tjetër. Sfida më e madhe për një trajner është të punojë në ligat më të mira”- tha Mourinho.

“Liga jonë është më sfiduesja. Ai po vjen nga një kampionat që nuk mund ta krahasosh me Premier Ligën, por është mësuar të punojë me lojtarë të kalibrit të lartë, i mësuar me lojtarë të rëndësishëm. Ai do të përshtatet mirë me një klub si Chelsea”- përfundoi deklaratën portugezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore