Sport

Mourinho përsëri ankohet në referim: Më pëlqen Orsato, por ndaj nesh gaboi


Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është angkuar në gjyqtarin Daniele Orsato-n, i cili e ndau drejtësinë në ndeshjen që kryeqytetasit barazuan pa gola në udhëtim te Bologna.

“Për episodin me Ibanez. Orsato është një arbitër që më pëlqen, por gaboi dhe gjithashtu edhe VAR-i gaboi. Por nëse më pyesni nëse do ta doja edhe në ndeshjen tjetër, përgjigja është po”, tha fillimisht Mourinho.

“Ai është një gjyqtar me përvojë të madhe. Megjithatë gaboi se nuk akordoi penallti për ne, e cila mendoj se ekzistoi”, shtoi trajneri portugez.

Me barazimin e djeshëm, Roma tani ka pak gjasa, apo nuk ka fare për një vend në zonën Champions.

Verdhekuqtë tani i kanë 59 pikë në vendin e gjashtë, gjashtë më pak se vendi i katër që mbahet nga Lazio.

Megjithatë, Mohurinho me ekipin e tij është afër kualifikimit në një finale të dytë radhazi në garat evropiane, ku shënuan fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evropës ndaj Bayer Leverkusen-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore