Sport

Mourinho merr lajm të mirë para finales së Ligës së Evropës


Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka marrë lajme të mira para finales së Ligës së Evropës, ku Roma e tij do të përballet me Sevilla-n.

Bëhet fjalë për rikthimin e tre futbollistëve shumë të rëndësishëm: Paulo Dybala, Lorenzo Pellegrini dhe Leonardo Spinazzola, të cilët raportohet se janë duke u përmirësuar dhe pritet të jenë të gatshëm për finalen e madhe.

Ndeshja do të zhvillohet në Budapest të mërkurën më 31 maj dhe fituesit do t’i garantohet edhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Dybala ka pasur vështirësi që kur një goditje e rëndë e Jose Luis Palomino për Atalanta më 24 prill e la atë me një ndrydhje në kyçin e këmbës, duke arritur vetëm disa minuta në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Lajmi i mirë nga “Sky Sport Italia” është se Dybala është rikthyer në stërvitje me më shumë intensitet sot dhe pritet të paktën të jetë në stol për finalen e Europa League.

E njëjta gjë vlen edhe për Spinazzola-n, i cili ka një problem muskulor, ndërsa Pellegrini u pushua në humbjen 2:1 ndaj Fiorentina-s me një goditje në kyçin e këmbës dhe duhet të ishte në 11-shen startuese në finalen e Budapestit.

Pra, Roma humbi në Serie A në fundjavë ndaj Fiorentina-s dhe Sevilla bëri të njëjtën gjë në La Liga, duke rënë 2:1 ndaj Real Madrid të shtunën.

Spanjollët janë pa fitore në tre ndeshje, pas ngërçit të njëpasnjëshëm me Real Betis dhe Elche CF.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore