Sport

Mourinho, jashtë Tottenham-it?


Çdo ditë e më shumë duket se Jose Mourinho nuk do të jetë te Tottenham-i sezonin e ardhshëm.

Siç raporton ‘Football London’, tabloidi i afërt me klubin londinez, drejtuesit e gjelave nuk janë të lumtur me Mourinho-n.

Tottenham-i po kalon një periudhë shumë të dobët në vitin 2021, dhe me shumë mundësi gjelat nuk do të kualifikohen në Champions për të dytin sezon radhazi.

Me gjashtë ndeshje deri në fund, Tottenham-i është pesë pikë prapa Ëest Ham-it të vendit të katërt. Por, edhe Chelsea dhe Liverpool janë mbi Spurs-at, ndërsa Everton me një ndeshje më pak, mund të jetë po ashtu mbi Tottenham-in në rast fitoreje.

Gjithçka po shkonte mirë për gjelat deri në humbjen 3-1 që pësuan përballë Liverpool-it në “Tottenham Stadium” më 28 janar.

Skuadra e Mourinho-s ka humbur shtatë nga 14 ndeshjet në Premier League që nga ajo kohë, duke fituar vetëm pesë dhe duke pësuar 21 gola.

Nëse kjo nuk mjaftoi, Tottenham pësoi humbje nga Everton-i për t’u eliminuar nga FA Cup dhe në mënyrë të befasueshme lëshoi epërsinë prej 2-0 për t’u eliminuar me rezultat 3-2 nga Dinamo Zagreb në Europa League.

Mourinho nuk ka arritur t’i sjellë asgjë klubit londinez, në krahasim me atë çfarë arriti paraardhësi i tij, Mauricio Pochettino.

Duke parë gjithë këto gjëra, dhe skuadrën që ka në dispozicion, Mourinho çdo ditë e më shumë po duket jashtë Tottenham-it.

Se çfarë ka rezervuar e ardhmja për portugezin, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore