Sport

Mourinho e ndaloi transferimin e Zaniolo-s te Tottenham-i


Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo, ishte shumë pranë kalimit gjatë kësaj vere te skuadra angleze, Tottenham Hotspur.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Roma dhe Tottenham kishin arritur marrëveshje për transferimin e Zaniolo-s në Londër, por Jose Mourinho kishte ndërhyrë në fund për ta ndaluar këtë lëvizje.

Sipas mediumit të lartcekur, Tottenham kishte rënë dakord me kryeqytetasit e Italisë për një huazim të Zaniolo-s me detyrim blerje në fund të sezonit për 50 milionë euro.

Zaniolo gjithashtu kishte rënë dakord për një pagë në vlerë 4.5 milionë euro në sezon dhe mundësinë për të punuar me Antonio Conte-n në Premier Leauge.

Por, ishte trajneri portugez i cili ndërhyri në fund për ta ndaluar këtë lëvizje dhe Zaniolo u bind gjithashtu nga pritja që tifozët e klubit të tij ia bënë në “Olimpico” në miqësoren e tyre të prezantimit para-sezonal kundër Shakhtar Donetsk.

Kujtojmë që Zaniolo ndërlidhej edhe për një transferim të mundshëm në Juventus, por duket se Mourinho kërkon ta ndërtojë një skuadër për të luftuar për titull në sezonin e ardhshëm.

Verdhekuqtë së fundmi kanë afruar në ekip emra të mëdhenj si Paolo Dybala e Georginio Ëijnaldum.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore