Jetesë & Stil

Motra e madhe, çelësi i suksesit?!


Sipas një studimi fëmijët që rriten me një motër të madhe mund të jenë më të suksesshëm në jetë.

Hulumtimet mbi zhvillimet e fëmijëve fokusohen kryesisht në rolin dhe aftësinë e prindërve të tyre. Por studiuesit dyshojnë se roli i motrave më të mëdhaja ka një rëndësi të veçantë.

Ato kalojnë kohë duke luajtur dhe kujdesur për motrat dhe vëllezërit e tyre më të vegjël, gjë e rëndësishme për zhvillimin e tyre.

Për të eksploruar ndikimin e të pasurit motër më të madhe, studiuesit anketuan 552 familje në Kenia. Ndër to përfshiheshin 699 fëmijë të vegjël që kishin një vëlla ose një motër më të madhe, të moshës 7 deri në 14 vjeç.

Kur analizuan të gjitha të dhënat, ato zbuluan se të pasurit një motër më të madhe, përmirëson ndjeshëm fjalorin e fëmijëve të vegjël dhe aftësitë motorike të mendjes.

Si përfundim, a ka ndjesi më të bukur se të pasurit motër! Sigurisht dhe nëse keni një vëlla, vazhdon të jetë po aq bukur. Ose ose, nëse je fëmije i vetëm, të paktën je i qetë që askush nuk prek gjërat në dollapin tënd.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore