Sport

MotoGP drejt uljes së moshës mesatare të pilotëve


Mungesa e Cal Crutchlow dhe Andrea Dovizioso-s, apo tërheqia e Dani Pedrosa-s dhe Jorge Lorenzo-s në sezonet e fundit, ka ulur moshën mesatare të MotoGP në 25 vjeç. Ducati, Yamaha, Suzuki, dhe mjaft skuadra të tjera po piketojnë pilotë të rinj, si Francesco Bagnaia, Fabio Quartararo dhe Joan Mir. Rossi mbetet rast përashtimor: Valentino ka dyfishin e moshës së Iker Lecuona e Fabio Quartararo.

Kanë qenë kryesisht skuadrat satelite që kanë piketuar pilotë nga kategoria e dytë, Moto2. Një rast i tillë është 21 vjeçari Fabio Quartararo, që u zgjodh nga Petronas në 2019 e që në harkun e dy vjetëve ia doli të fitojë një yll në ekipin Yamaha. Por akoma më mirë se ky i aka dalë Joan Mir-it. Vetëm 23 vjeç, Mir ka mundur të bëhet kampion bote që në vitin e dytë të pjesëmarrjes në MotoGP. Ka qenë ky, një rast i jashtëzakonshëm. Menaxheri i Suzuki-t, Davide Brivio Brivio, ka qenë i bindur që në fillim në përzgjedhjen e Mir dhe Alex Rinas. Ky i fundit vetëm 25 vjeç tashmë është ndër veteranët e MotoGP.

Edhe Ducati ka vendosur të ndryshojë strategji duke zgjedhur Jack Miller, 25 vjeç; sidomos 23 vjeçarin Pecco Bagnaia.

Në tërësi, mosha mesatare e pilotëve është 25 vjeç, por duke konsideruar që këtë shifër e rrit Rossi me 41 vjetët e tij. Valentino ka praktikisht dyfishin e moshës së Lecuona e Quartararo.

Dhe në këtë listë nuk mund të mungonte Marc Marquez, 27 vjeç, mbajtësi i tetë titujve botërorë, që është ende i ri ndër të rinjtë e tjerë të MotoGP./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore