Lajme

Moti në Kosovë: Rikthehen temperaturat minus


Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik (IH) i Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas këtyre ditëve të fundit me temperatura relativisht të larta, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Sipas institutit, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot të vranët dhe me reshje shiu e bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim të IH-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore