Lajme

Moti në Kosovë gjatë javës, i kthjellët – priten edhe reshje të shkurta shiu dhe bore


Prishtinë

Moti në javën e ardhshme do të jetë kryesisht i butë dhe stabil, njofton “Prishtina Weather”, por se që nga mesi i javës priten reshje të shkurta shiu dhe bore, që do të përcillen edhe me rënie të temperaturave.

Nisur që nga e hëna pritet që të mbizotërojë kthejlltësi kohore, derisa në zonat më të ulëta pritet të bie edhe mjegull.

“Ditën e enjte do të ketë shtim të vransira derisa pasdite priten edhe reshje shiu, e me rënie të temperaturave. Reshjet e shiut mund të shndërrohen edhe në borë”.

“Nga dita e premte reshjet pushojnë dhe vransirat shpërndahen edhe në mbrëmje”, shkruan Prishtina Weather.

“Në ditët e ardhshme nuk do të mungojë qarkullimi ajror, kështu që ndotësit ajror gjatë periudhave me erë mund të shpërndahen e cilësia e ajrit edhe të jetë në vlera të pranueshme, por se orëve të mbrëmjes kur dominojnë qetësitë, ndotësit shënojnë rritje në koncentrime e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta”, vazhdon më tej njoftimi.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, ndërsa në pjesën e dytë të javës shënon rritje të shpejtë mbi vlera normale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore