Shqipëria

Moti i keq, Qarku i Elbasanit mbetet “problematik”


Për shkak të reshjeve të dendura të shiut disa zonë në Qarkun e Elbasanit vijojnë të përballen me situata problematike.

Prurjet e mëdha të lumenjve Shkumbin dhe Devoll, si dhe përrenjve malorë janë kthyer në shqetësim.

Që prej ditës së hënë në Bashkinë e Elbasanit ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan.

Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka fundosje të një segmenti rrugor dhe rënie të gurëve.

Ndërsa dëbora ka nisur në fshatrat malorë, por deri më tani rrugët janë të kalueshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se çdo gjë është nën vëzhgim nga kontraktorët e mirëmbajtjes së rrugëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore