Lajme

Moti i keq pushton Evropën


Autoritetet në Holandë kanë shpallur gjendjen e emergjencës së rrallë për të gjithë vendin, pas goditjes nga stuhia e fortë e dëborës e quajtuar “Darcy”. Kjo është stuhia më e fuqishme e një dekadë. Stuhia e fundit e dëborës në Holandë ndodhi në janar të vitit 2020-të.

Stuhia “Darcy” ka sjellë temperatura të ulëta në të gjithë Gjermaninë. Janë shënuar erëra të forta deri në 90-të kilometra në orë. Për shkak të motit të keq dhjetëra fluturime patën vonesa dhe u anuluan në aeroportin e Amsterdamit “Schiphol”. Përsa i përket aeroportit “Eindhoven” në jug të vendit, edhe aty u anuluan të gjitha shërbimet e fluturimeve. Po ashtu edhe shërbimet e trenave në Holandë janë anuluar, duke përfshirë edhe shërbimet ndërkombëtare me Gjermaninë. Edhe qarkullimi i tramvajëve është anuluar, ndërkohë që bëhet e ditur që një tramvaj ka dalë nga shinat në Hagë, për shkak të dëborës. Shoferët janë këshilluar që të shmangin udhëtimet. Është raportuar se më shumë se 80-të makina kanë dalë nga rruga. Në shumicën e zonave dëbora arrin nga 10-të deri në 30-të centimetra dëborë.

Kushtet atmosferike të rënda sollën mbylljen e të gjitha qendrave të testimit të Covid-19 për disa ditë. Për një periudhë 10-të ditore, temperaturat gjatë ditës në Holandë do të jenë nën zero gradë Celcius, duke bërë të mundur ngrirjen e kanaleve për patinazh.

“Patinazhi në akull do të lejohet nëse kanalet do të ngrijnë. Njerëzit duhet të mbajnë distancën shoqërore e të përpiqen të mos rrëzohen, që të mos përfundojnë në spitale”, deklaroi Kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

Amsterdam-i pas dëborës së madhe të dielën.
Gjermani

Në Gjermani për shkak të motit të keq, policia bëri me dije se 28 persona kanë mbetur të lënduar në rrugët e mbuluara nga akulli. Shërbimi meteorologjik u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Autoritetet gjermane i dërguan njerëzit e pastrehë në strehimore të ngrohta. Reshjet e dëborës deri në 30-të centimetra kanë ndikuar në trafikun rrugor. Janë numëruar  me qindra aksidente dhe një pjesë e autostradës në Nordrhein-Westfalen, është mbyllur nga policia. Reshjet e borës kanë shkaktuar edhe anulime të shërbimeve të trenave midis qyteteve, përfshirë Hamburg-un dhe Hanover-in. Disa automjete janë bllokuar poshtë grumbujve të borës. Pronarëve të tyre iu desh të gërmonin me lopata për t’i nxjerrë ato.

Reshje të mëdha bore në Berlin.
Franca

Franca nga ana tjetër është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Qindra banorë që jetojnë pranë lumenjve janë evakuar nga shtëpitë e tyre. Niveli i lumit lumit “Seine”, në Paris vazhdon të rritet.

Edhe pjesa më e madhe e Belgjikës dhe Britanisë Lindore është prekur gjithashtu nga stuhia e dëborës.

Britania e Madhe, e hënë, 8 shkurt 2021.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore