Shqipëria

Moti i keq: Pezullohen lundrimet në Durrës dhe Vlorë


Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, vazhdon të jetë i pezulluar lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet lundruese në Vlorë.

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka konfirmuar pezullimin e lundrimit deri ditën e martë. Përsa i përket tragetit Vlorë-Brindisi pritet që itenerari të kryhet normalisht në orët e mbrëmjes.

Gjithashtu, Autoriteti Portual i Durrësit, prej motit të përkeqësuar dhe me erë të fortë, ka pezulluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese në Adriatik. Reshjet e dendura kanë shkaktuar edhe vonesa në nisjen e tragetëve.

Tragetet “AF Marina” dhe “AF Claudia” janë nisur mbrëmjen e kaluar (7 shkurt) sipas orarit të parashikuar, ndërsa trageti “Bari”, ka pasur një vonesë prej disa orësh në nisje. Ai është larguar nga porti i Durrësit rreth orës 07:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore