Shqipëria

Moti i keq në Shqipëri, Mbrojtja: Situata nën kontroll, Qarku Gjirokastër problematik


Për shkak të motit të keq, nga Ministria e Mbrojtjes të shtunën e 11 dhjetorit është njoftuar se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezikshmëri për jetët e qytetarëve dhe banesave.

Sipas njoftimit reshjet me intensitet të lartë gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë problematika në disa zona të vendit.

Ndërsa po ndiqet me prioritet gjendja në qarqe të caktuara për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve. Më problematike shfaqet situata në lumin Vjosa.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe rrugë

“Në të gjithë vendin, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë, duke ruajtur nivelin mesatar të kuotave, rezervuarët po monitorohen dhe janë nën kontroll”, theksohej në njoftimin e Ministrisë.

Nga ana tjetër u bë me dije se vijon qarkullimi normal në të gjitha akset nacionale dhe rurale.

Vështirësi shfaqet në rrugën Peshkopi-Selishtë, ndërsa forcat e Policisë Rrugore kanë orientuar lëvizjet në aksin Lurë-Rrëshen. Kjo e fundit ka ardhur pas bllokimit të rrugës rurale Peshkopi- Lurë.

“Me përjashtim të disa rasteve edhe furnizimi me energji në të gjithë vendin vijon normalisht, po ashtu edhe furnizimi me ujë nuk ka ndërprerje”, vijon njoftimi.

Në qarkun e Gjirokastrës, në segmentet rrugore Kolonjë-Golem, në njësinë Cepo, në njësinë Qytet apo në Lazarat, vijon puna për të mbajtur të zhbllokuar akset si shkak i prurjeve të shumta.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe rrugë

Edhe në Dropull janë vënë në gatishmëri mjetet për pastrimin e ujit si shkak i daljes së përroit Sopot.

Në njësinë administrative Pogon, Zagori, Dropull i Poshtëm e Dropull i Sipërm, fshatin Nderan të bashkisë Libohovë po punohet nga ana e punonjësve të OSHEE-së për furnizimin me energji elektrike.

Po punohet për riparimin e defekteve edhe në Shkodër, ku pati stakim të Fiderit të Hajmelit dhe Lavatrices në nënstacionin Vau i Dejës.

Reshjet e shumta kanë sjellë probleme në bashkinë Selenicë, ku po ndiqet më vëmendje situata në fshatin Mesaplik, ku prurjet e lumit Shushica dëmtuan urën.

Mund të jetë një imazh i rrugë, borë dhe pemë

Në përfundim ritheksohet se Emergjencat Civile ndodhen në terren dhe në gatishmëri për çdo problematikë të mundshme.

Nga ana tjetër Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë për në vendet me prezencë bore duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Bëni kujdes në lëvizje dhe respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë dhe ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugore”, mbyll apelin ARRSH-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore