Shqipëria

Moti i keq bllokon qarkullimin në Vlorë, Policia apel qytetarëve për kujdes


Policia Rrugore e Vlorës ka vijuar aksionin gjatë gjithë javës dhe ka shtuar prezencën e tyre në akset rrugore për të parandaluar aksidentet dhe lehtësuar trafikun për shkak të reshjeve të borës.

Në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”,  një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është  bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet  për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia u bën thirrje drejtueseve të mjeteve që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore