Lajme

Mosmarrëveshja Airbus-Boeing: Franca sanksionon produktet amerikane


Vazhdon mosmarrëveshja më e madhe tregtare , midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Washtington-i ka shprehur mosaprovimin e tij, “ BE-ja ka bërë një tjetër zgjedhje duke rritur  taksat, për një pjesë të të drejtave doganore, duke përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar nga përllogaritjet e saj. SHBA-ja thotë  se BE duhet të marrë masa për këtë padrejtësi.

Prodhuesi evropian i avionëve,  Airbus dhe konkurrenti i tij amerikan,  Boeing  dhe nëpërmjet tyre BE-ja  dhe SHBA-ja ,janë përplasur që nga tetori  i vitit 2004,  përpara OBT për ndihmat publike të paguara, për të dy grupet, të cilat janë konsideruar të paligjshme.

Ky është konflikti tregtar  më i gjatë dhe më i ndërlikuar tregtar, trajtuar nga OBT.

Shtetet e Bashkuara u autorizuan në tetor të 2019-ës për  të vendosur disa  taksa, përafërsisht 7.5 miliardë dollarë (6.8 miliardë euro) të mallrave dhe shërbimeve Evropiane, të cilat importohen  çdo vit.

Ky është sanksioni më i rëndë i vendosur ndonjëherë nga OBT.

Që nga ajo kohë, Washington-i  i ka vendosur  25%  taksë produkteve të importuara të BE-së, ndërsa për avionët Airbus 15%. Si kundërpërgjigje, që prej muajit  nëntor BE-ja ka vendosur  disa të drejta doganore, të cilat i kalojnë katër  miliardë dollarë për eksportet amerikane.

Avionët Boeing taksohen me 15%,  ndërsa produktet bujqësore  (duhani, patatet e ëmbla, gruri, frutat), produktet  agro-ushqyese (alkoolët e fortë, çokollatat), ose produktet e fabrikuara (traktorët, ekskavatorët, pjesët e biçikletave, etj.) tatohen me 25 %.

Një  tjetër konflikt është ai i taksës franceze,  për gjigandët digjitalë, i cili i mbivendoset taksave të lartëpërmendura.

Për më shumë se një vit kjo taksë i ka lënë kompanitë, nën kërcënimin e taksave doganore në 100%, për produktet franceze, si djathi, produktet e bukurisë ose çantat e dorës.

Në muajin nëntor, Franca ka konfirmuar se do të vendoste një taksë në vitin 2020 për Google, Amazon, Facebook dhe  Apple (GAFA) duke marrë parasysh riskun që Washtington-i zyrtar, mund të vinte në zbatim kërcënimin e tij për vënien e  1,3 miliardë dollarëve taksa për produktet franceze.

Ky vendim i qeverisë franceze mund të përshkallëzojë mosmarrëveshjen tregtare.

Armëpushimi franko-amerikan, nënshkruar në janar të 2020-ës, i cili  parashikon që Franca të pezullojë taksën e saj dhe SHBA-ja të abstenojë nga sanksionet, skadon më gjashtë janar./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore