Lajme

Moris: CIA ndikoi në ekstradimin e Assange drejt SHBA-ve


Partnerja e Julian Assange, Stella Moris, deklaroi të hënën e 25 tetorit se CIA (Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane) kishte komplotuar për vrasjen ose rrëmbimin e themeluesit të WikiLeaks.

Ky raportim, sipas saj, kishte ndikuar – kundër – ekstradimit të Assange nga Britania drejt Shteteve të Bashkuara.

Gjykata britanike ka refuzuar ekstradimin e Assange drejt SHBA-ve, për shkak të problemeve me shëndetin e tij mendor.

Assange kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza penale, duke përfshirë shkeljen e ligjit të spiunazhit.

Gjatë kësaj jave pritet që të ketë një apelim nga ana e palës amerikane lidhur me refuzimin e Gjykatës Britanike.

Muajin e kaluar, Yahoo News raportoi se zyrtarët e CIA-s kishin hartuar opsione për administratën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Kjo, për të tërhequr Assange, ndërsa qëndronte i mbyllur në ambasadën e Ekuadorit në Londër, “duke përfshirë vrasjen ose rrëmbimin e tij”.

WikiLeaks

WikiLeaks u bë i njohur kur filloi të publikonte mijëra dosje sekrete të klasifikuara dhe kabllograme diplomatike në vitin 2010.

Suedia kërkoi menjëherë ekstradimin e Assange nga Britania mbi akuzat për krime seksuale.

Kur e humbi çështjen kundër ekstradimit në vitin 2012, Assange qëndroi në Ambasadën e Ekuadorit.

Në prill të 2019-s, ai u burgos për shkeljen e kushteve britanike të lirimit me kusht, megjithëse çështja suedeze kundër tij tashmë ishte pushuar.

Autoritetet amerikane, më pas, kërkuan ekstradimin e tij.

Avokatët amerikanë synojnë të kundërshtojnë vendimin kundër ekstradimit të SHBA-ve dhe provën e dhënë nga një ekspert kyç në një seancë dyditore të apelit në Gjykatën e Lartë në Londër që fillon të mërkurën.

Asnjë rezultat nuk pritet menjëherë dhe Moris tha se procesi mund të jetë i shpejtë.

Ekstradimi i Assange mund të bëhet në verën e ardhshme, ose mund të kërkojë vite me radhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore