Futboll

Moratti: “përjashtohet rikthimi në Inter”


Ish presidenti i Inter-it Massimo Moratti, ka folur për momentet që kalon klubi: “S’do të më pëlqente nëse do të ndërronte pronësi. Një rikthim i imi përjashtohet, shoqëritë tashmë kanë përmasa që nuk janë më të pranueshme për një person”.

Ekuilibret tek Inter së shpejti mund të ndryshojnë, nëse familja Zhang do të përfshinte investitorë të rinj në shoqëri. Një rinovim që në fakt nuk gjen dakordësinë e Massimo Moratti-t, presidentit të saj gjatë periudhës 1995-2013.

“Nëse është kështu, do të më vinte shumë keq, sepse dukej që të gjitha të dhënat ishin mirë. Kjo ishte më e mira për Inter-in: një familje, jo një fond. Një kthim i imi? Jo, tashmë clubet kanë dimensione që s’i përshtaten më një personi”, ka thënë Moratti në një intervistë për Tuttosport./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore