Sport

Morata dëshiron qëndrimin te Juventus-i


Përkundër se pak ditë më parë u raportua që Juventus-i nuk do ta mbajë Morata-n sezonin e ardhshëm, por futbollisti dëshiron të qëndrojë.

Morata është në huazim një vjeçar nga Atletico Madrid.

Tuttosport raportoi që Juventus nuk ka buxhet të mjaftueshëm që të paguaj për Morata-n dhe t’i plotësoj dëshirat e tij për pagën.

Problemi i vetëm në këtë mes është pamundësia e Juventus-it për të përmbushur kërkesat e Atletico Madrid-it.

Klubi spanjoll më parë kërkonte që Juventus-i të blejë futbollistin tërësisht këtë verë ose ai të rikthehej në Madrid, por tani ata kanë ndryshuar mendim.

Por, madrilenët tani i kanë ofruar zonjës së vjetër mundësinë për zgjatje të huazimit.

“Los Rojiblancos” kërkojnë dhjetë milionë euro për zgjatjen e kontratës edhe për një vit.

Edhe ky çmim është i lartë për Juventus-in, që sipas Tuttosport po mundohet ta ul të paktën në tetë milionë.

Morata dëshiron të qëndrojë në Torino, duke shpresuar që dy skuadrat arrijnë një marrëveshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore