Film

“Moondrops” filmi pa dialog mbërrin edhe në Tiranë


Regjisorit Yarom Ever-Hadani ka nxjerr në treg filmin e quajtur “Moondrops”. Film i cili ka ngjallur një interes të veçantë, në shumë shtete të botës për mënyrën si është ndërtuar. Pas 68 përzgjedhjesh zyrtare, 28 çmimesh, mes tyre edhe “Comic Con” në Festivalin e Filmit të San Diegos, filmi me metrazh të shkurtër  “Moondrops” – (Pika hëne),  shpallet fitues edhe në Tiranë, në edicionin e shtatë të “DEA OPEN AIR”.

Në një minutazh prej 16 minutash mbizotëron heshtja, duke bërë kështu filmin e parë pa dialog.  Subjekti i tij është të shkëpus njeriun nga bota e zhurmshme, duke e zhytur në një botë pa dialog, me një muzikë të shkëlqyer. I xhiruar në Beograd me aktorë serbë dhe muzikë e regjistruar nga muzikantë çekë, regjisori mundi të kalojë kufijtë dhe të prekë shikuesit në të gjithë botën.

Ky film është pritur mirë nga kritika, megjithatë regjisori është pyetur vazhdimisht pse përalla e tij nuk ka fund të lumtur. Filmi është i ndërtuar mbi konceptin e të mistershmes, gjatë gjithë kohës duke filluar që nga dialogu, fundi jo i lumtur, dhe xhirimi në grupe komuniste. Të gjithe këto elemente e lënë shikuesin, të krijojë një perceptim të hapur. Reflektimi i njeriut brenda 16 minutash, mbetet sfida kryesore.

Një punëtor fabrike  i lodhur nga puna e tij në udhë pa krye, monton  një makineri enigmatike që prodhon pika të lëngshme nga hëna. Pikat në shishe janë shitje e vështirë në tregun e qytetit. Por gjithçka ndryshon  kur zbulohet efekti i tyre befasues.

Regjisori i Izraelit shprehet se filmi “ Moondrops” ishte mundësia e tij për të bërë diçka humane.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore