Sport

Gara e Monte Carlo-s, me spektatorë


Qeveria e Monaco-s ka lejuar që një numër i limituar tifozësh të marrë pjesë në garën e që zhvillohet këtë muaj në pistën legjendare, Monte Carlo.

Çmimi i madh i Monte Carlo-s nuk u zhvillua në vitin 2020, për shkak të pandemisë Covid-19.

2020-a ishte viti i parë në historinë 65-vjeçare të këtij sporti që gara e Monte Carlo-s nuk zhvillohej.

Deri në 6,500 spektatorë do të lejohen në garat e Formula E, kurse për ata që do e ndjekin nga ballkonet, duhet të qëndrojnë të paktën një metër larg njëri-tjetrit.

E njohur për kushtet luksoze, anijet, të cilat shërbejnë si ulëse për të ndjekur garën, do të lejohen të kenë vetëm deri në 12 persona.

Kurse, për garën e Formula 1, që zhvillohet nga 20 deri më 23 maj, do të lejohen deri në 7,500 tifozë prezent.

Ky numër është 40 për qind i kapacitetit total të garës.

Do të lejohen tifozët edhe nga vendet e huaja, por ata janë të detyruar të shfaqin një test negativ që është bërë në 72 orët e fundit.

Dy garat e fundit të Formula 1 nuk kishin spektatorë të pranishëm. Kurse, përveç Monaco-s, edhe Çmimi i Madh i Katalunisë ka zyrtarizuar që do të presë 1,000 tifozë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore