Ekonomi

Monedha digjitale po ndryshon sistemin financiar


Teknologjia në zhvillim dhe evolucioni i monedhës elektronike po ndryshon sistemin financiar. Në të ardhmen nuk do të përdorim më paratë fizike, por monedhën digjitale.

Faktikisht, monedha digjitale nuk është diçka e re, duke qenë se ka ekzistuar që nga ditët e hershme të internetit. Në fillim të viteve 1990, u themeluan disa kompani digjitale të monedhave, të tilla si DigiCash.

Çfarë është monedha digjitale?

Monedha digjitale është një formë paraje, e disponueshme vetëm në formë elektronike. Pra, nuk ka një formë fizike dhe s’është një aset material, siç është paraja e prekshme apo mallra të tjerë si ari apo argjendi.

Është e paprekshme dhe mund të zotërohet e transaktohet vetëm duke përdorur kompjuterë ose portofola elektronikë të lidhura në internet.

Si çdo monedhë standarde, monedha digjitale mund të shërbejë gjithashtu për të blerë mallra dhe për të paguar shërbime. Megjithëse, përdorimi i tyre mund të jetë i kufizuar.

Monedha elektronike ndahet në kategori të ndryshme, si për shembull: kriptovalutat, monedha  virtuale dhe monedha digjitale e bankës qendrore, e cila është njësoj si kartëmonedhat, por thjesht ekziston në formë digjitale.

Transaksioni i parë i parë komercial me Bitcoin (BTC) u bë më 22 maj 2010, kur Bitcoin kishte pak më shumë se një vit i krijuar.
Laszlo Hanyecz vendosi të paguante 10 mijë Bitcoin (BTC) për dy pica të mëdha të Papa John. Ajo që vlente 2 pica në atë kohë, sot vlen mbi 500 milionë dollarë.

Çfarë të mire sjell përdorimi i monedhës digjitale?

Ka shumë përfitime që kanë lidhje me monedhat digjitale, të tilla si: aftësia për të paguar shpejt dhe me kosto më të ulëta të transaksionit.

Një mënyrë tjetër, që monedhat digjitale mund të ndihmojnë një organizatë, është eliminimi apo zvogëlimi i rreziqeve të ekspozimit, duke i përdorur ato si një monedhë transporti.

Meqenëse pagesat kryhen direkt midis paguesit dhe të paguarit, monedhat digjitale mund të heqin ndërmjetësuesit, hapat e procesit dhe kostot e lidhura me infrastrukturën, që duhej për metodat tradicionale të pagesave.

Gjithashtu, përdorimi i monedhave digjitale mund të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit të fondeve dhe rritjen e transparencës.

 Rreziku nga përdorimi i monedhave digjitale

Edhe pse tashmë jemi familjarizuar me termin “monedhë digjitale”, duke se përdorimi dhe pranimi i saj është ende i kufizuar.

Kuadri rregullator dhe trajtimet tatimore për këtë lloj monedhe janë ende në zhvillim.

Kështu që numri i përdoruesve të saj është mjaft i kufizuar, krahasuar me monedhat konvencionale.

Aktualisht, monedhat digjitale nuk pranohen nga bankat, kështu që individët ose organizatat s’mund të fitojnë interes mbi to.

Ekzistojnë gjithashtu rreziqe që lidhen me paratë digjitale, të tilla si siguria dhe paqëndrueshmëria e monedhës.

Shumë monedha ekzistuese digjitale nuk janë përdorur ende gjerësisht, as nuk mund të përdoren ose shkëmbehen lehtësisht.

Pavarësisht se kohët e fundit, kompani private, si Tesla, Uber apo Visa ofrojë shërbime me anë të kriptovalutave.

Si rregull, bankat nuk i pranojnë ose i mbështesin kriptomonedhat. Ekzistojnë shqetësime se kriptot janë jashtëzakonisht të rrezikshme, për shkak të paqëndrueshmërisë së tyre të lartë dhe potencialit për skemat e mashtrimeve.

Rregullatorët në disa vende kanë marrë masa specifike për të dekurajuar përdoruesit e kriptove.

Monedhat tradicionale janë të gjitha të centralizuara. Ato kontrollohen nga një njësi e veçantë dhe mund të ndalohen ose kapen nga qeveria në çdo kohë.

Sipas ekspertëve, sa më shumë monedha anonime të ketë, aq më tërheqëse janë për kriminelët, pavarësisht qëllimeve të krijuesve të saj.

Po të kihet parasysh perspektiva teknologjike, heqja e parave fizike nga ekonomia është çështje kohe.

Sidoqoftë, parashikohet që e ardhmja e parasë mund të jenë monedhat digjitale të bankave qendrore, të cilat mund të ndryshojnë sistemin e monedhës që njeh bota prej dekadash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore