Sport

Moment interesant në Australian Open, një zog “glacoi” mbi kokën e Zverev (VIDEO)


Një moment interesant ka ndodhur në ndeshjen e raundit të dytë në Australian Open mes tenistit gjerman, Alexander Zverev dhe atij amerikan, Michael Mmoh.

Ky i fundit ishte ndër befasitë më të mëdha deri më tani në këtë turne, pasi e eliminoi gjermanin që ishte favorit absolut në këtë takim.

Por, nuk ishte vetëm Mmoh që e befasoi Zverev-in. Ishte edhe një zog në qiellin e hapur që befasoi mbi kokën e numrit 13 të botës në tenis, duke e “glacitur”.

Moment ky i sikletshëm për tenistin gjerman, i cili më pas shkoi te ulësja e tij dhe mori peshqirin për ta pastruar kokën.

Ky moment nxiti edhe të qeshura në publik.

Në fund ndeshjen e fitoi Mmoh me rezultat 3:1 në sete, i cili ishte ndër befasitë më të mëdha në Australian Open.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore