Sport

Modriç-i bën historinë me Kroacinë


Luka Modriç-i bëri historinë në fitoren e minimale të Kroacisë përballë Qipros, në Grupin H, për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.

Mesfushori i Real Madrid-it parakaloi Darijo Srna-n në paraqitjet me Kombëtaren, duke fituar ndeshjen e 135 me finalistët e Kupës së Botës 2018.

Modriç-i luajti 90 minuta në përballjen me Qipron. Kroatët fituan me golin e Mario Pasaliç-it.

Mesfushori i Real Madrid-it, ka që nga viti 2006 që aktivizohet në Kombëtare. Pas tij vijnë Srna me 134 paraqitje, nga 2002 deri në 2016, Pletikosa ka 114 paraqitje, 1999 deri në 2014, Rakitiç-i ka 106 paraqitje, 2007 deri në 2019 dhe Simuniç-i 105 paraqitje, 2001 deri në 2013.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore